Çelet në Prekaz ekspozita e përbashkët Shqipëri-Kosovë “Të ndarë, por të pashkëputur”

Çelet në Prekaz ekspozita e përbashkët Shqipëri-Kosovë “Të ndarë, por të pashkëputur”

 Në nderim të 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së Pavarësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK), prezantuan në Prekaz ekspozitën “Të ndarë, por të pashkëputur”.

Materialet dokumentare dhe fotografike që ilustrojnë rrugëtimin e mundimshëm drejt lirisë dhe kontributin e paçmueshëm të figurave me rol qendror në shtetformim, u paraqitën në ambientet përreth Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.
Të pranishëm në aktivitet ishin kreu i DPA-së, Ardit Bido, homologu i tij, Bedri Zyberaj, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shtetit të Kosovës.

Në fjalën e tij për mediet, Bido theksoi se bashkëpunimet e këtyre përmasave përkojnë me vizionin e kësaj date historike për një Shqipëri të bashkuar dhe të begatë.

Është 28 nëntori i Skënderbeut, i UÇK-së, është një ditë madhore e kombit tonë. Kjo ekspozitë u prezantua për herë të parë dje me rastin e mbledhjes së përbashkët të kuvendeve të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Nëse do ta kapsulonim vizionin e kësaj date historike, shqiptarët duhet të formonin një shtet të përbashkët e të begatë. Këtë po bëjmë edhe sot duke respektuar realitetin.

Edhe të ndarë në 5 shtete, jemi një komb. Që kjo Shqipëri të jetë e bashkuar në të gjithë elementët që përbëjnë identitetin kombëtar, të bashkuar në një ombrellë për mirëqenie, begati e krenari kombëtare.

Këtë e shohim edhe përmes kësaj ekspozite me dokumente dhe fotografi.

Zyberaj vlerësoi bashkëpunimin e vijueshëm me DPA-në dhe risolli në vëmendje etapat kulmore që i paraprinë dhe që pasuan shpalljen e Pavarësisë, të cilat dëshmohen përmes ekspozitës së paraqitur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy