Hapet ekspozita “Dialog” e piktorit pogradecar Gentian Zeka

Hapet ekspozita “Dialog” e piktorit pogradecar Gentian Zeka

Në Galerinë e Arteve “Lasgush Poradeci” në Pogradec, është hapur ekspozita "Dialog" mes pikturave në grafikë dhe skulpturave në dru, të piktorit Gentian Zeka.

E konceptuar si një ekspozitë ku veprat  flasin me njëra-tjetrën, kjo ekspozitë e çon vizitorin e saj në kulturën e lindjes dhe asaj japoneze.

Kuratori i ekspozitës, Neli Naço, thotë se veprat janë të punuara dhe kuruara me mjaft mjeshtëri, dhe të ofrojnë më shumë me artet e lindjes dhe të perëndimit njëkohësisht.

Ekspozita është quajtur “Dialog” për shkak të marrëdhënies që ka piktura me skulpturën, me grafikën në këtë rast, dhe ato dialogojnë më njëra tjetrën. Ato kanë krijuar një lidhje. Për më tepër kjo ekspozitë afron njeriun, vizitorin e ekspozitës me muzikë, me tingujt e natyrës. Ekspozitat e Gentianit shpesh herë mund të konsiderohen si piktura të bëra në dru, kanë edhe një lloj relievi abstrakt, por më së shumti këto janë skulptura mirëfilli, të cilat na ofrojnë me artet e mëdha të lindjes e të perëndimit.

“Dialog” përmban 55 punime, 45 në grafikë dhe 15 në skulptura druri.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur  për 14 ditë në mënyrë që vizitorët të përfshihen sipas autorit, në një "dialog" mjaft interesant të kohës dhe kulturës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy