
Nis sonte nata e parë e Festivalit të Eurovisionit ku do të performojnë 19 shtete me tyre edhe Shqipëria e cila përfaqësohet nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.
Pas povës gjenerale të ditës së djeshme, këngëtari Eugent Bushpepa, do të këndoj sot këngën “Mall”, që u shpall edhe fituese në Fest ’56 në RTSH, i treti pas përfaqësuesve të Azerbaixhanit dhe Islandës.

Në Lisbonë të Portugalisë ku po mbahet edhe ky Eurovision, Bushpepa shoqërohet nga instrumentistët, Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe back vocalistet Erinda Agolli, Greta Radovani.
Shtetet e tjera që do performojnë janë Azerbajxhani, Islanda, Belgjika, Republika Ceke, Lituania, Izraeli, Belarusi, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.
Vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen për natën finale që do jetë mbrëmjen e së shtunës. Kështu pjesa tjetër do i japë fund eksperiencës mbrëmjen e sotme.
Por gjithçka varet nga votimi që do jetë i hapur për 15 minuta pasi të gjitha shtetet kanë përfunduar performancën. Të gjithë shqiptarët që janë që ndodhen në shtetet që janë sonte në konkurrim, mund të votojnë për këngën shqiptare me kodin 03 në numrat e telefonit sipas tabelës së mëposhtme:




