10 ditë i shtruar tek Infektivi, intubohet Koço Devole

10 ditë i shtruar tek Infektivi, intubohet Koço Devole

I shtruar me koronavirus prej më shumë se 10 ditësh në spitalin COVID 1, pranë Infektivit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, gjendja shëndetësore e aktorit Koço Devole është rënduar këtë fundjavë. Nga stafi i mjekëve mësohet se Devole është intubuar, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

Komediani, gjithsahtu skenarist e regjisor bëhet me dije të ketë edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Ndërkohë, në spitalin Covid 1, ashtu si tek “Shefqet Ndroqi”, nuk ka më shtretër të lirë pas tejkalimit të numrit me 301 pacientë, shkak për të cilin u hap dje edhe COVID 3, po në QSUT. Koço Devole është një nga personalitet më të spikatura të humorit shqiptar.

Gjithashtu ai është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Devole ka si performues por edhe skenarist në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe regjisor në telekomeditë: “Çanta e zezë”, 1986; “Të gjallë apo të vdekur”, 1996; “Çanta me nje million”, 1993; “Një ditë i çmendur”, 1995; “Pushime në Romë”, 1996;”Tre shokë pa shërbyesen” 2001; “Karafili dhe Kleopatra”, 2001; “Milioneri”, 2005etj. Vitet e fundit Koço Devole ka punuar si skenarist në emisionin “Fiks Fare”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy