Një roman me humor gri, ironi dhe realizëm çehovian është botimi më i fundit i shkrimtarit, Ylljet Aliçka, “Metamorfoza e një kryeqyteti”.
Libri dallohet për stilin e veçantë dhe shpotitës, ndërsa kritikë të letërsisë e vlerësojnë mes arritjeve më të mira të të gjithë botimeve në letërsinë e postdiktaturës.



