Scarlett Johansson po divorcohej teksa xhironte filmin me temë divorci “Marriage Story”

Scarlett Johansson po divorcohej teksa xhironte filmin me temë divorci “Marriage Story”

Scarlett Johansson dhe Adam Driver interpretojnë një çift në krizë në “Marriage Story” (Histori Martese), një përrallë emocionale për një marrëdhënie që po shkëputet dhe një projekt për të cilin aktorja hollivudiane tha se sipas saj ishte e “paracaktuar”, pasi ndodhi pikërisht në atë kohë kur ajo po kalonte përmes divorcit të saj.

Aktorja e "Avengers" dhe aktori i "Star Wars" portretizojnë aktoren Nicole dhe drejtorin e teatrit Charlie, të cilët ndahen e shkojnë në rrugë të ndryshme. Ajo, duke u ndjerë i paplotësuar, kthehet në vendlindjen e saj në Los Angeles me djalin e tyre për të xhiruar një pilot të serive televizive.

Charlie në fillim beson se Nicole dhe Henry 8, përfundimisht do të kthehen në Nju-Jork, por shpejt e kupton se kjo nuk do të ndodhë. Çifti dëshiron një ndarje miqësore, por e gjitha shndërrohet në diçka të ngatërruar prej avokatëve.

Filmi i Netflix-it, i drejtuar dhe shkruar nga Noah Baumbach, është vlerësuar si ndër më të shikuarit në Festivalin e Filmit në Venecia.

Baumbach tha se për shkrimin e filmit ka përdorur edhe përvojën e vet personale të divorcit dhe të miqve të tjerë.

"Diçka që kam zbuluar teksa shkruaja filmin ështrë se kur diçka ndalon së funksionuari, në të vërtetë ose pranon, ose e njeh atë për herë të parë", tha Baumbach në një konferencë për shtyp.

"Është njësoj sikur të përpiqesh të kalosh një derë dhe është e bllokuar, papritmas shikon derën dhe kupton si funksionon, kështu që unë mendova se përmes një divorci të mund të eksploronim një martesë." /Reuters/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy