
Në 80-vjetorin e lindjes këngëtarja e madhe, Vaçe Zela, u kujtua në vendlindje, përmes festivalit për nder të saj. 20 të rinj u ngjitën në skenë në edicionin e katërt të festivalit që mban emrin e artistes së madhe.
Të ardhur nga Tirana, Vlora, Kavaja, Lushnja, Divjaka etj., shumica e interpretuesve ngjiten për herë të parë në skenë për të kënduar këngët e këngëtares Zela.
Në fund të festivalit, fituese doli 16-vjeçarja Erisa Xharo.
Sipas organizatorëve, së shpejti në Lushnjë, Vaçe Zelës do t’i ngrihet një monument. Në Lushnje, godina e kinoteatrit dhe ansambli folklorik mbajnë poashtu emrin e këngëtares së madhe.



