51 vjetori i mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

51 vjetori i mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

51 vjet më parë, prej 20 deri më 25 nëntor 1972, u mbajt në Tiranë me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe me praninë e 87 delegatëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë, Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Kjo ishte padyshim ngjarja më e rëndësishme e shekullit XX për gjuhën tonë kombëtare pas Kongresit të Manastirit që miratoi alfabetin.

Në radhët e pjesëmarrësve, të cilët përfaqësonin shkencën, arsimin dhe kulturën shqiptare, ishin dhe arbëreshë nga Italia. Mes delegatëve më të spikatur, veçohen: Aleks Buda, Androkli Kostallari, Bedri Dedja, Dhimitër Shuteriqi, Eqrem Çabej, Idriz Ajeti dhe Josif Ferrari.

 Si përfaqësues nga Kosova ishte edhe akademik Rexhep Qosja, i cili e konsideroi kongresin si ngjarjen më të madhe në historinë e kulturës shqiptare.

Synimi i Kongresit ishte përcaktimi i parimeve dhe i drejtimeve kryesore për hartimin e rregullave të drejtshkrimit, për pasjen e një gjuhe letrare të njësuar.

Në këtë kuptim, ky Kongres ishte kurorëzimi i përpjekjeve të rilindësve dhe i Komisisë Letrare Shqipe.

Nga Kongresi pesëditor ishte nxjerrë një rezolutë ku ndër të tjera thuhej se rregullat e drejtshkrimit të mbështeten sa më gjerë në trajtat e përbashkëta të gjuhës kombëtare shqipe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy