“Liria ime ka qenë Letërsia”, mbrëmje kushtuar Ismail Kadaresë në TKOB

“Liria ime ka qenë Letërsia”, mbrëmje kushtuar Ismail Kadaresë në TKOB

Një mbrëmje gala me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të mbahet sot në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Gjatë aktivitetit, aktorë të njohur do të interpretojnë prozë, poezi dhe pjesë muzikore të frymëzuara nga veprat e Kadaresë, duke sjellë për publikun një rrugëtim artistik përmes krijimtarisë së tij.

Në kuadër të kësaj mbrëmjeje përkujtimore, do të çelet edhe një ekspozitë nga fondi i Muzeut Kadare, si dhe të prezantohet për herë të parë një dorëshkrim i veprës “Prilli i thyer”.

Të pranishmit do të kenë gjithashtu mundësinë të shohin një kënd vizatimesh të frymëzuara nga “Pallati i Ëndrrave”, realizuar nga Vladimir Llakaj, si dhe disa dhurime nga Ylljet Aliçka dhe Bujar Hudhri për fondin e Shtëpisë Kadare.

Mbrëmja përkujtimore do të nis në orën 18:00 në ambientet e TKOB. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy