90 vjetori i lindjes së filozofit italian/ Biblioteka Kombëtare hap eskpozitën “Umberto Eco, 1932-2016”

90 vjetori i lindjes së filozofit italian/ Biblioteka Kombëtare hap eskpozitën “Umberto Eco, 1932-2016”

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, për nder të 90-vjetorit të lindjes së filozofit dhe shkrimtarit italian, Umberto Eco, ka çelur ekspozitën me titull “Umberto Eco, 1932-2016”.

Kjo ekspozitë paraqet kontributin e tij si erudit, filozof, estetist, ku spikasin tituj: “Si bëhet një punim diplome”, “Historia e bukurisë”, “Të thuash gati të njëjtën gjë”, “Në kërkim të gjuhës së përkryer në kulturën evropiane”, “Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë” etj.; romani i mirënjohur “Emri i trëndafilit” (i botuar 3 herë në Shqipëri), “Varreza e Pragës”, “Numri zero” etj.

Shkrimet e Umberto Eco-s janë përkthyer në faqet e shtypit shqiptar, në organe si: “Rilindja”, “Nacional”, “Revista letrare”, “Mehr Licht!”, “Përpjekja”, “Aleph” etj. Bien në sy artikujt si: “Nuk janë vetëm hajdutë dhe prostituta. Një propozim për shqiptarët “e tjerë””, “Si të mos përdorësh telefonin celular”, “Funksioni i letërsisë të edukojë fatin dhe vdekjen”, si dhe intervista e tij me titull “Filozofin nuk duhet ta frikë vdekja”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Sallën Shkencore të Bibliotekës Kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy