Maria Callas/ Historia e një dive me stil (FOTO)

Maria Callas/ Historia e një dive me stil (FOTO)

Një artiste e rëndësishme në kulturën e shekullit XX dhe një ikonë stili e paharrueshme Maria Callas është e do të mbetet një mit që vazhdon të magjepsë. Sot më 2 dhjetor, ajo  do të kishte mbushur 96 vjeç.

Maria Callas lindi në Kalogeropoulos në Nju-Jork në vitin 1923. Prindërit e saj ishin emigrantë grekë, babai i saj punon në një farmaci. Pas lindjes, nëna e saj refuzoi për disa ditë ta shihte, pasi priste një mashkull pas vdekjes së fëmijës së dytë. I shoqi tregohet i duruar dhe më pas arrin ta pranojë vajzën e tij. Maria, megjithatë, nuk do të jetë kurrë në zemrën e nënës së saj: në vend të do të jetë Yakinthy, i njohur si Jackie, e parëlindura. Jackie ishte më e bukur, më e këndshme, më e shoqërueshme. Maria ishte e heshtur, introverte, rosaku i shëmtuar. Ajo bie në dashuri me muzikën, duke dëgjuar sopranon Rosa Ponselle dhe vendosi të studiojë të kënduarit. Fiton një konkurs, regjistron një disk me një arie të “Madame Butterly”, por i mbetet edne rrugë për të bërë. Gjërat nuk shkuan mirë midis prindërve të saj, ndaj nëna mori dy vajzat dhe të gjitha kthehen në Athinë.

 Athina pushtohet nga nazistët dhe Maria këndon për ta. Dy mësuese të jashtëzakonshme fillojnë të gndërtojnë gjeninë e saj. Maria performon në Arenën e Herodes Atticus, emri i saj u vu në të gjithë posterat dhe bëhet shumë e famshme. Pas përfundimit të luftës, e akuzuar për bashkëpunim, ajo pushohet nga puna dhe vendos të kthehet në Nju-Jork. Studioi, bëri audicione, por asgjë nuk shkoi siç duhej. Rasti i vjen me “Turandot”, por projekti ndalon në momentin e fundit. Mundësia tjetër e saj qe largimi për në  Itali për të performuar në Arenën e Veronës me një dirigjent të shkëlqyer si Tullio Serafin.

Shfaqjet në Arena qenë një sukses i vërtetë, por kishin një repertor të kufizuar. Rasti i saj vjen kur një soprano sëmuret, në Teatro della Fenice në Venecia dhe Maria thirret ta zëvendësojë atë në “Puritani” të Bellinit. Pjesa ishte e pakuptueshme, e vështirë dhe e kundërta e asaj që këndonte sopranoja në atë periudhë. Por prova qe një sukses. Në Teatro alla Scala zëvendësoi Renata Tebaldi në “Aida”. Ndërkohë, Maria u martua me Giovanni Battista Meneghini, një sipërmarrës venecian, i cili u bë agjent dhe kontraktues i saj. Ajo u shndërrua e tëra: nga pothuajse 100 kg ra në 54 kilogramë, një ndryshim që kulmoi me shfaqjen legjendare në “Traviata” të Giuseppe Verdi me regji të Luchino Visconti më 1954. Një yll lindi: në skenë Maria ringjall heroinat e së kaluarës, duke u dhënë atyre dritë dhe thellësi që askush më parë nuk ishte në gjendje t’ua jepte. Në jetën e tij private ajo kopjon pamjen e Audrey Hepburn: make-up, rroba, modelin e flokëve, të gjitha të ngjashme me aktoren e “Vacanze Romane”.

Maria Callas u bë një divë botërore e kërkuar nga të gjithë teatret kryesore. Revistat e ndiqnin kudo. Qe kapriçioze, bëri shumë gabime diplomatike, por mbeti shumë e dashur për publikun. Në Venecia ajo njihet me Aristoteli Onassis, sipërmarrësin grek, prej të cilit i dha fund martesës së saj.  Lidhja me Onassis qe fillimi i përfundimit të karrierës së saj. Jetoi si në ëndërr, këndoi gjithnjë e më pak, shfaqjet qenë të rralla. Në vitin 1968, Onassis e la që të martohej me Jacqueline Kennedy, vejushën e presidentit John Fitzgerald Kennedy. Callas nuk e mori dot veten nga kjo goditje. U mbyll në apartamentin e saj në Paris, pa zërin e së kaluarës dhe me fantazmat e një jete madhështore dhe njëkohësisht tragjike, derisa vdiq në 16 shtator të vitit 1977. U fol se qe vetëvrasje. La amanet që hiri i saj të shpërndahej në Detin Egje.

Zëri i saj legjendar u bë një mit i pakapërcyeshëm me kalimin e viteve, i dashur për publikun dhe i vlerësuar nga kritika. / D-la Repubblica, përgatiti Erina Çoku/

Foto të Maria Callas nga shfaqjet e saj:

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy