Ekspozita e veprave të Da Vinçit në Luvër, intrigë e kureshtje

Ekspozita e veprave të Da Vinçit në Luvër, intrigë e kureshtje

Një ekspozitë e madhe që shënon 500-vjetorin e vdekjes së Leonardo da Vinçit u hap në Paris të enjten, por ka një intrigë që po zhvillohet rreth pikturës "Salvator Mundi" të Krishtit, një nga veprat më të njohura që i atribuohet mjeshtrit, e cila do të bënte një paraqitje të mëvonshme.

Ekspozita në Muzeun e Luvrit mblodhi në një vend vepra nga mjeshtri i Rilindjes, shumë prej të cilave u huazuan nga institucione në vende të ndryshme të botës.

Por vepra "Salvator Mundi", i cila u shit për 450.3 milionë dollarë në nëntor të vitit 2017, ishte një mungesë që ra në sy. Shtëpia e ankandeve në Nju-Jork që e shiti atë tha se ishte blerë nga dega Abu Dhabi e Luvrit, por ajo është shfaqur më publikisht që atëherë.

Ekspozita në Paris përmban një version të pikturës së bërë nga një prej dishepujve të da Vinci.

"Muzeu i Luvrit nuk ka asnjë koment lidhur me këtë çështje", tha një zëdhënëse e muzeut kur u pyet nëse "Salvator Mundi" i vërtetë do të paraqitej në ekspozitë, e cila do të zgjasë deri në shkurt.

Në Luvër tashmë gjendet vepra më e famshme e artistit “Mona Lisa”, e cila nuk është pjesë e ekspozitës dhe shfaqet në një pjesë tjetër të muzeut.

Da Vinci u largua nga vendlindja e tij, Italia, kur mbrojtësi i tij vdiq dhe vitet e tij të fundit i kaloi në Francë si mysafir i monarkut francez. Ai vdiq në maj 1519 në kantinën e “Loire Valley” që ishte bërë shtëpia e tij.

Një nga veprat e huazuara për ekspozitën, "Vitruvian Man", u bë objekt i një përleshjeje politike, me disa grupe në Itali, ku ruhet vepra, të cilët thonin se nuk duhej të shkonte në Francë.

Një gjykatës në Venecia mori vendim që vepra të shkojë në Luvër, por do të qëndrojë atje vetëm për tetë javë, për shkak se, sipas muzeut, është shumë e brishtë.

Ekspozita është një sukses, tashmë janë shitur 260 000 bileta. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy