Ditët e Trashëgimisë/ Margariti: Restaurohet teqeja e Kaninës

Ditët e Trashëgimisë/ Margariti: Restaurohet teqeja e Kaninës

Në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë kulturor, të cilat manifestohen përgjatë tërë muajit shtator, ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli në vëmendje edhe restaurimin e teqesë së Kaninës, monument kulture i rëndësishëm, ndërsa shtatori është muaji i trashëgimisë.

Restaurimi i Teqesë dhe Tyrbes së Kaninës, u realizua nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në kuadër të projektit “MileSTONES III” të mundësuar nga programi Interreg IPA CBC Greece-Albania 2014-2020.

Sipas Ministrisë, është ndërhyrë në çatinë e teqesë, janë rregulluar të gjitha pjesët e dyerve dhe harqeve të dritareve, si dhe është kryer konsolidimi i brendshëm. Tek Tyrbja po punohet për plotësimin e kupolës dhe konsolidimin e saj.

Teqeja e Kaninës u shpall Monument Kulture i Kategorisë I në vitin 2006. 

Teqeja e Kaninës apo Teqeja e Haxhi Bektash Veliut, ndodhet në qendrën e fshatit. Ndërtimi i saj lidhet me emrin e kryeadmiralit të flotës turke, Sinan Pashës, që u vendos në Vlorë dhe Kaninë në fillimet e shek. XVI, pasardhësit e tij janë pinjollët e familjes së famshme të Vlorajve.

Në vitin 2014 pranë Teqesë u varrosën eshtrat e Eqrem bej Vlorës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy