Krishtlindje në Notre-Dame/ Kori këndon brenda katedrales për herë të parë që nga zjarri

Krishtlindje në Notre-Dame/ Kori këndon brenda katedrales për herë të parë që nga zjarri

Për të parën herë që kur u shkatërrua nga zjarri , katedralja e Notre Damit është mbushur nga tingujt e një koncerti të korit në mbrëmjen e Krishtlindjes.

Sipas BBC, duke qenë se katedralja gotike është ende në rindërtim, pjesëtarët e korit kishin vendosur kaska mbrojtëse në kokë dhe kishin veshur uniforma punëtorësh dhe për më tepër, në katedrale nuk kishte spektatorë.

Kori performoi pjesë klasike nga kompozitorë si Mozart dhe Schubert, por edhe një repertor më të lehtë, që përfshinte edhe Jingle Bells.

Katedralja, një monument i arkitekturës gotike që daton nga shekulli i 13 dhe që është kthyer në një atraksion të madh për turistët, u përfshi nga zjarri më 15 prill 2019. Flakët shkatërruan kupolën dhe çatinë.

Katedralja e Parisit nuk pritet të rihapet deri të paktën 2024.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy