Biblioteka Kombëtare ekspozitë në 200-vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit Lord Byron

Biblioteka Kombëtare ekspozitë në 200-vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit Lord Byron

Në 200-vjetorin e ndarjes nga jeta të Lord Byron (1788-1824), Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë çeli një ekspozitë, e cila sjell në vëmendje krijimtarinë e poetit të mirënjohur britanik, botuar në gjuhën shqipe.

I konsideruar si një nga figurat kryesore të Lëvizjes Romantike, autori i "Çajlld Haroldit" është një ndër poetët më të mëdhenj anglezë, poezia dhe personaliteti i të cilit pushtuan imagjinatën e Evropës.

Muzeu Historik Kombëtar sjell një pjesë nga letra dërguar nënës së tij në datën 12 nëntor 1809, ku midis të tjerash Bajroni shkruan: “…I dua shqiptarët shumë. Në udhëtimin që bëra, kam rojtur një herë dy ditë, dhe një herë tjetër tri ditë, në një kazermë shqiptarësh, dhe s’kam gjetur kurrë ushtarë aq të pëlqyer sa shqiptarët, ndonëse kam qenë në garnizonet e Gibraltarit e të Maltës, dhe kam parë shumica ushtarësh spanjollë, frengj, siçilianë dhe anglezë. Nuk më rodhën gjësende, dhe më ftuan me gëzim të marr nga zahireja dhe nga qumështi i tyre…”

Në vitin 1823 Bajroni u nis për në Greqi ku u bë frymëzues i luftës për pavarësi kombëtare të Greqisë kundër turqve. Nuk arriti të shihte çlirimin e saj, sepse u sëmur nga ethet dhe vdiq në Mesolongj, më 19 prill 1824, në moshën 36-vjeçare.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Hollin kryesor të BKSH-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy