23-30 Prill/ Nis Java Kulturore e Maqedonisë së Veriut

23-30 Prill/ Nis Java Kulturore e Maqedonisë së Veriut

Nga sot deri më 30 prill, Tirana mirëpret “Javën Kulturore të Maqedonisë së Veriut”, si pjesë e nismës që promovon kulturën, artin dhe traditat e vendeve të rajonit dhe jo vetëm në Shqipëri.

Gjatë kësaj jave do të organizohen një sërë aktivitetesh kulturore që sjellin një ndërthurje të harmonisë tradicionale me ritmet moderne.

Drupal Ad

Publiku do të ketë mundësi të ndjekë një koncert novator, ku do të bashkohen pianoja klasike, ajo elektronike dhe muzika e një DJ-i, duke krijuar një përvojë unike muzikore.

Në kuadër të javës do të hapet edhe një ekspozitë kushtuar kostumeve tradicionale të Maqedonisë së Veriut, që pasqyrojnë bukurinë dhe trashëgiminë kulturore të këtij vendi. Po ashtu, nuk do të mungojnë shfaqjet teatrore që sjellin në skenë historinë dhe shpirtin e popullit maqedonas.

Për të gjithë adhuruesit e verës, do të organizohet një degustim i verërave autentike nga Maqedonia e Veriut, duke ofruar një përvojë të veçantë për shijet e dashamirësve të kulinarisë.

Aktivitetet do të zhvillohen në pika të ndryshme të kryeqytetit.

Maqedonia e Veriut është  pjesëmarrëse për herë të parë në Javët Kulturore Ndërkombëtare, një vend me një trashëgimi të pasur kulturore që reflekton ndikimet të ndryshme historike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy