
Në kuadër të “Muajit të Fotografisë”, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar sot një foto të Shan Picit, mjeshtërit shkodran të fotografisë, që tregon një pamje nga kafe “Ajri”.
Me këtë fotografi të Shan Picit, i cili njihet si i pari "fotograf turistik", realizuar në vitin 1925, ju uroj një ditë të mbarë!
Shan Pici vinte nga një familje qytetare shkodrane e lidhur me familjet e njohura të Shkodrës si Marubi, Gurakuqi e shumë të tjera.
Më 1924 Shan Pici u shkëput nga studio “Marubi” dhe bashkë me vëllezërit Tefë e Ndrekë, hapën studion e tyre “Fotografia Pici” në Fushën e Çelës.
Njihet si autor i peizazheve dhe jetës në Alpet Shqiptare, duke zbuluar bukurinë e thekshme të tyre. Është botues i shumë kartëpostaleve me tematika të ndryshme.
Ai la një trashëgimi të pasur në fushën e artit të fotografisë, mbi 54.000 negativë në xham dhe celuloid.



