Aktiviteti festiv “Dita e shtegtarëve” u festua për të 17-in vit radhazi në Lezhë.
Mbrëmë emigranteve lezhjan iu dedikua një mbrëmje e veçantë, duke përmbyllur kësisoj dy jave aktivitete te përnatshme për t’i dhënë qytetit me shumë gjallëri gjatë verës.
“Dita e Shtegtarit” organizohet prej vitit 2006 në Lezhë dhe është kthyer në një festë tradite që mbledh në sheshin e qytetit mijëra emigrantë që vijnë për pushime në këtë zonë.
Siç njofton korrespodenti i MCN tv, ajo shoqërohet me aktivitete artistike dhe shënon një ditë përkujtimore për sakrificën dhe kontributin e emigranteve ndërsa shërben si moment ribashkimi për shumë prej tyre.
Dita e Shtegtarit për emigrantët, konsiderohet diçka e bukur për ta dhe shumë domethënëse e shumë prej tyre shpresojnë që të kenë mundësi të rikthehen.
Edhe këtë vit, në skenën e ngritur për këtë aktivitet, janë ngjitur disa prej artisteve me të mirë të momentit duke kënaqur publikun.
Aktiviteti u ndoq nga emigrantë, qytetare të shumtë, vizitorë e turistë që zgjodhën Lezhën enkas për këtë aktivitet festiv.



