127 vjet nga botimi i Revistës “Albania” të Faik Konicës

127 vjet nga botimi i Revistës “Albania” të Faik Konicës

Më 25 mars të vitit 1897, në Bruksel, doli në qarkullim revista “Albania”, sjell në kujtesë Muzeu Historik Kombëtar.

Në këtë revistë, themeluesi i saj, eruditi Faik Konica, hodhi themelet e mendimit shqiptar në disa fusha. Revista trajtonte aspekte të historisë, letërsisë, gjuhësisë dhe aspekte të tjera të jetës shqiptare.

 Qëllimi i revistës “Albania”, ishte zgjimi i ndjenjës kombëtare, emancipimi shoqëror dhe pavarësia e Shqipërisë. Kjo revistë e botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, ishte një enciklopedi e vërtetë duke përfshirë një hapësirë të gjerë informacionesh.

Revista “Albania” u shndërrua në një tribune të mendimit shqiptar, ku publikoi dhe lëvroi pjesa më elitare e Rilindjes Kombëtare.

Botimi i kësaj reviste vazhdoi deri më vitin 1909.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy