Rama: Marrëveshja me Greqinë mund të zgjidhet në Hagë (VIDEO)

Rama: Marrëveshja me Greqinë mund të zgjidhet në Hagë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Athinë se çështja e ndarjes së kufirit detar me Greqinë mund të zgjidhet përmes ndërmjetësimit të një pale të tretë ose duke e çuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Sipas tij, kjo zgjidhje do të ishte më e gjithëpranuar nga të gjitha palët.

Është një marrëveshje që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Jam besimplotë që jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e shkuar për çështje që duhen shqyrtuar dhe zgjidhur, pasi herë as herë kthehen në çështje të nxehta, ndërkohë që janë vetëm çështje të thjeshta në marrëdhëniet mes dy vendeve. Që kjo të çështje të mos përdoret nga forca të errëta kundër të dyja vendeve, kam një ide shumë të thjeshtë që e kam paraqitur më parë. Kur bëhet fjalë për çështje detare të mund ta zgjidhim me ndihmën e të tjerëve, që do të thotë përmes një pale të tretë, ose akoma më mirë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare. Kjo do të jetë e drejtë, objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët. Imagjinoni, kryeministri i Greqisë fliste në parlament për një të drejtë legjitime të Greqisë, mbështetur në konventën ndërkombëtare për të shtritë kufijtë e vet detarë me 12 milje dhe shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri dhe në qarqet politike në Shqipëri”, tha Rama.

Edhe ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakoyannis tha se çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zgjidhet nga Gjykata Ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së saj në takimin e organizuar nga “The Economist” në Athinë, Bakoyannis u shpreh se marrëveshja e arritur në vitin 2009 u prish pas ndërhyrjes së Turqisë dhe përkatësisht presidentit Erdogan, që në atë kohë ishte kryeministër.

“E dimë që Turqia ka qenë shumë kundër kësaj marrëveshjeje”, tha Bakoyannis.

Por kryeministri Rama ndërhyri duke kundërshtuar këtë deklaratë të ish-ministres greke.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë vendim për marrëveshjen e detit në vitin 2009. Në atë kohë kurrë nuk e kisha folur me presidentin Erdogan, nuk kishim asnjë marrëdhënie, sepse ne ishim partia e opozitës, dhe vendosëm ta çonim marrëveshjen në gjykatë sepse kishte debat dhe nuk doja që të bëhej politik”, tha Rama.

“Ideja që e kam dëgjuar nga autoritete të larta që kjo është një marrëveshje e cila është ndaluar nga ndërhyrja e Turqisë, është absolutisht e pavërtetë. Mund të them se në asnjë takim nuk kam dëgjuar prej tij që kjo çështje të ketë interes për Turqinë”.

Kryeministri Rama po merr pjesë në konferencën “Ballkani Perëndimor përtej 2020-s’ organizuar nga revista  “The Economist” në Athinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy