Një shtetas grek eshte bllokuar ne Rinas pasi gjate kontrollit iu gjet një pajisje që dyshohet se kryen përgjime.
Pajisja eshte e ngjashme me atë që iu gjet shtetasit izreaelit pak kohe me pare, te cilin e kishte kontraktuar deputeti Tom Doshi per te kontrolluar nese ambientet e tij te zyres apo baneses pergjoheshin.
Sipas burimeve te policise, mesohet se sot eshte ndaluar Iraklis Dragounis, i cili banon në Greqi, dhe ka detyrë inxhinier ndërtimi.
Ai eshte shoqeruar ne polici per te deshmuar ne lidhje me kete pajisje te dyshimte. Mesohet se pasaporta e tij eshte bllokuar deri ne sqarimin e plote te rrethanave te futjes ne vendin tone te pajisjes se dyshimte.
Sipas "tv klan", dragunis nuk pranoi të jepte shpjegime në lidhje me pajisjen, por pohoi se ai kishte punuar në Tiranë për llogari të një kompanie shqiptare të telefonisë celulare. I ndaluari tha se me këtë pajisje kishte kontrrolluar cilësinë e sinjalit të antenave celulare.



