Paratë e pa mbledhura nga gjyqet e fituara dhe ato të pashlyera fituesve nga gjyqet e humbura, nga arbitrazhi e deri në Strasburg, kalojnë vlerën e 30 milionë eurove. Është kjo gjetja e KLSH duke thënë se avokatura e shtetit po rëndon buxhetin.
Avokatura e Shtetit përfaqëson Interesin Publik edhe në përballjen mes palëve në Gjykatën Europiane të të Drejtëve të Njeriut.
Një tjetër kapitull i raportit lidhet me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Të dhënat për vitin 2023 sipas auditit të KLSH tregojnë se janë në total 47 çështje të shqyrtuara që lidhen me Shqipërinë. 23 vendime përfundimtare rezultojnë të humbura nga avokatura e shtetit, pra kundër shtetit shqiptar.
Nga këto 23 vendime 14 prej tyre janë ekzekutuar brenda afatit tre mujor dhe vitit 2023. Ndërsa për një pjesë të vendimeve ekzekutuar jashtë afatit, buxheti i shtetit ka paguar edhe interesat në favor të palës fituese.
Vendime të ekzekutuara jashtë afatit ka edhe përgjatë vitit 2024, ndërsa 9 vendime janë të mbartura nga vitit 2023 thotë KLSH. Ku në total për periudhën 2023–2024:
• 19 vendime janë ekzekutuar jashtë afatit ligjor, Efekti negativ financiar: 485,916 lekë interesa
Siç transmeton emisioni “FactCheck” në MCN TV, kjo sjellje thotë KLSH, bien në kundërshtim me ligjin për Avokaturën e Shtetit dhe detyrimet që rrjedhin nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Ndërsa për 6 vendime avokatura e shtetit ka një vlerë momentale të paekzekutuar në 17.9 milion lekë, tre prej tyre datojnë nga vitet 2015–2018 dhe mbeten të pazgjidhura prej më shumë se 7 vitesh.
Ky afat thotë KLSH, për moszbatimin e vendimeve përbën shkelje të nenit 46 të KEDNJ dhe nenit 122 të Kushtetutës.
Abuzimet edhe me Dietat/ Hotele, Shërbime dhe Udhëtime pa fatura
Shkelje administrative dhe kosto shtesë nga mosveprimet
Auditimi ndalet edhe në menaxhimin e brendshëm financiar të Avokaturës së Shtetit.
Dieta pa dokumentacion
Janë konstatuar pagesa dietash pa:
• Fatura hoteli
• Urdhër-shërbim
• Dokumentacion të plotë justifikues
Në një rast, fatura e hotelit është lëshuar 6 muaj pas kryerjes së shërbimit.
Dëmi i konstatuar: 82,500 lekë.
KLSH rekomandon rikuperimin e shumës.
Largime të padrejta nga puna
Për vendime gjyqësore lidhur me largime nga puna:
• 5,347,152 lekë janë paguar deri në fund të vitit 2024
• 320,547 lekë janë tarifa përmbarimore
Sipas auditimit, këto kosto shtesë do të shmangeshin nëse pagesat do të kryheshin vullnetarisht dhe në kohë.



