Policia e Kamzës ka arrestuar një 54-vjeçar me iniciale B.D se ka kanosur bashkëshorten e tij dhe fëmijët.

Ditën e djeshme, në rrugën “Tuk Jakova”, ky shtetas dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



