
Ditë zie kombëtare për Italinë do të jetë të mërkurën, ditën kur do të bëhet varrimi i Silvio Berlusconit në orën 15:00 me orën lokale, në Katedralen e Milanos me shpenzime publike. Qeveria njoftoi se nga sot deri pasnesër flamujt do të valëviten në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe në ambasadat e saj jashtë vendit. Trupi i Silvio Berlusconit nuk do të vendoset nesër në pelegrinazh publik, pas një vendimi të autoriteteve italiane. Sipas shtypit italian, autoritetet morën këtë vendim nga vështirësia e kontrollit të pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve. Silvio Berlusconi vdiq mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare. Ai vdiq në spitalin San Raffaele në Milano. Në prill, ai u trajtua për një infeksion të mushkërive të lidhur me leuçeminë. Kryeministri më jetëgjatë në Italinë e pasluftës, pas marrjes së detyrës politike në vitin 1994, manjati miliarder i medias udhëhoqi katër qeveri deri në vitin 2011, edhe pse jo radhazi. Shtatorin e kaluar, partia e qendrës së djathtë e Berlusconit Forza Italia hyri në koalicion nën kryeministren e krahut të djathtë Giorgia Meloni.



