
Ministria e arsimit ka propozuar disa ndryshime në maturën shtetërore për vitin e ardhshëm dhe pika e parë thotë se është ai i pilotimit të testimit elektronik, i cili ka lidhje me pranimin në programet universitare të studimit, ato të cilat janë shumë të kërkuara si ai i mjekësisë se përgjithshme apo stomatologji.
Sa është i mundur implementimi i këtij propozimi? Për ekspertin e arsimit, Fatmir Vejsiu, një gjë e tillë është e më se pamundur, sepse së pari nuk ka infrastrukturë dhe staf për këtë lloj provimi digjital të vëzhguar.
Lidhur me pilotimin e testimit elektronik unë do doja që kur Ministria e Arsimit, kur pretendon që të bësh ndryshime jo vetëm për maturën, por duhet të bësh një analizë se pse e ka ndërmarrë këtë hap. Unë mendoj se ministria duhet të thoshte që lidhur me këtë hap nuk po mundet dot të administrojë provimet e maturës dhe lë më të bëj provimet digjitale të vëzhguara.
Mirë do të ishte ne meqë nuk kemi përvojë sepse është përvojë e te tjerëve, pro ne duhet të kemi parasysh se për të bërë reale këtë lloj testimi, duhet të dimë fillimisht se sa studentë kërkojnë të ndjekin provimet e Universitetit mjekësor, që ka 12 programe, që rezultojnë që rreth 8 mijë maturantë kanë zgjedhur biologjinë, përveç kimisë, pra janë lëndë që të shtyjnë për të ndjekur dhe marrë një vend.
Pra, të mendosh, që rreth 8 mijë vetave tu bësh provim, a ka mundësi që të sigurohen kaq shumë kompjuterë në këto mjedise, këtu hyjnë jo vetëm njerëzit por edhe aparaturat, pra duhet të ketë 8 mijë aparatura, dhe e shoh si të tillë, mëse të pamundur.
Ti dash me grupe 8 mijë pjesëtim me 40 veta, prape të duhet kohë të kesh dhe e dyta , testi i maturës shtetërore është unikal dhe aty maten forcat e barabarta.
Një tjetër pikë shumë e debatueshme është edhe rivlerësimi i testit. Lidhur me këtë eksperti i arsimit vlerëson se MA do ti bijë shkurt gjërave, ndërkohë që një gjë tjetër thotë e tjetër bën.
Unë mendoj se MA i bie shkurt gjërave, para një situatë të kësaj natyre ajo nxjerr të zhveshur dhe thotë se unë do të bëj provimin e përqendruar elektronik me vëzhgues, i cili ka kosto dhe këtu nuk ka asnjë kalkulim dhe e dyta del e thotë që do të shikojnë edhe përmbajtjen e tezave.
Dy ditë para tha që i pamë tezat dhe nuk kishte vështirësi dhe tani thotë pa u konsultuar me njeri që do të shikojë fondin e pyetjeve.
Tani studentët a protestuan për këtë? Por fakti që Ministria doli me gojën plot e tha që ishte konform rregullave dhe pastaj ta shikojmë fondin, tregon që ka diçka në këtë mes.



