Kaptelli: Gjendja e vështirë ekonomike detyron fëmijët të lënë shkollën, instancat shtetërore e kanë lënë në dorë të mësuesve

Kaptelli: Gjendja e vështirë ekonomike detyron fëmijët të lënë shkollën, instancat shtetërore e kanë lënë në dorë të mësuesve

Nevruz Kaptelli, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se arsyeja kryesore pse fëmijët braktisin shkollën është gjendja e vështirë ekonomike me të cilët ata përballen. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Kaptelli tha se një pjesë e fëmijëve që dalin të punojnë, i përkasin kryesisht komunitetit rom dhe egjiptian shesin produkte në rrugë, mbledhin mbetje metalike në miniera si dhe punojnë në lavazhe. Sipas Kaptellit, barra për kthimin e fëmijëve në bankat e shkollave duket sikur i është lënë mësuesve dhe drejtorëve të shkollave, duke shtuar se në këtë punë duhet të përfshihet dhe pushteti vendor dhe ai qendror. "Arsyet kryesore të braktisjes së shkollës është gjendja e vështirë ekonomike, veçanërisht tek komunitetet rome dhe egjiptiane. Punësimi i tyre është vetëpunësimi që dalin dhe shesin në rrugë. Një pjesë tjetër del dhe mbledh mbetje metalike për t’i shitur. Ka nga ato që punojnë në lavazhe, por edhe ata që rrijnë përqark minierave për të mbledhur miniera të ndryshme. Ata që janë në një moshë të rritur punojnë në lavazhe, në miniera nuk janë vetëm fëmijët nga komuniteti rom dhe egjiptian. Në Bulqizë punojnë fëmijët, familjet e të cilëve nuk janë në gjendje të mirë ekonomike. Shkojnë me kova. Mosha variojnë nga 12-16 vjeç. Nuk kemi të dhëna të saktë të ndara për punë të ndryshme. Ndodhem në kopshtin e Levanit, pak më parë isha në shkollë dhe aty nga 113 fëmijë romë që ka shkolla, 80-90 e frekuentojnë normalisht. 6 fëmijë janë larguar me familjet jashtë shtetit ndërsa pjesa tjetër nuk e frekuentojnë shkollën. Bashkëpunimi me sindikatat e Gjermanisë dhe Holandës ka dhënë rezultate të mira në trajnimin që kemi bërë me mësuesit për të ulur numrin e këtyre fëmijëve. Kjo punë i është lënë vetëm drejtuesve dhe mësuesve dhe kanë hequr dorë nga ky problem qoftë pushteti vendor dhe hallka të tjera të pushtetit. Duke ngelur vetëm në dorë të mësuesve, ata nuk kanë mundësitë financiare për t’i ndihmuar. Këtu erdhi një shoqatë për të sjellë ushqim për fëmijët. Kopshti me 18 fëmijë rom këtu nuk ka as ushqim. Instancat shtetërore, qeveria të gjithë së bashku të bëjmë më të mirët që fëmijët e komuniteteve të kthehen në shkolla edhe jo vetëm të vijë duke u ulur".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy