Nëse ke ende një “ Galaxy Note 7”, mund ta ndërrosh edhe në aeroport

Nëse ke ende një “ Galaxy Note 7”, mund ta ndërrosh edhe në aeroport

Ata që kanë ende një “Galaxy Note 7”, aparate të cilat “Samsung”-u i tërhoqi nga tregu për shkak të problemeve me baterinë, mund ta ndërrojë atë në aeroport. Për arsye sigurie, aparati nuk lejohet të merret me vete gjatë udhëtimit me avion. Për këtë arsye, në aeroporte u jepet mundësia atyre që ende e posedojnë një aparat të tillë, ta ndërrojnë ose të rimbursohen para se të hipin në avion.

Kjo iniciativë është lançuar nga vetë kompania me qendër në Korenë e Jugut dhe është shtrirë menjëherë në aeroportet australiane dhe po zgjerohet në të gjithë botën.

Problemet me baterinë e “Galaxy Note 7”, e cila në shumë raste ka bërë që telefoni të merrte flakë, po i kushtojnë jo pak kompanisë “Samsung”. Kompania koreane i ka “dhuruar” deri tani rivalit “Apple” 5-6 milionë përdorues, të cilët pasi kanë kthyer smartfonin problematik, kanë blerë “iPhone 7 Plus”. Një tjetër rival që po përfiton nga ky gabim i “Samsungut” është edhe gjiganti kinez” Huawei”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy