Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën të premten mbrëma, në orën 21.00.
Një deklaratë e tillë u bë nga qendra ukrainase për komunikimet strategjike dhe sigurinë e informacionit, duke shpjeguar se sipas të dhënave të siguruara, “trupat bjelloruse, mund të përfshihen në sulm në 11 mars, në orën 21.00”.
Kievi pretendon se agresioni ushtarak, është përgjigje e Minsk, ndaj sulmit të hamendësuar ajror të nisur nga Ukraina, për të cilin thuhet se është planifikuar nga Rusia.
Mirëpo një pretendim i tillë u mohua nga ministria Bjelloruse e Mbrojtjes, duke e cilësuar si lajm të rremë.



