
Virozat e stinës kanë bërë që shumë qytetarë t’i drejtohen poliklinikës së Durrësit, duke krijuar edhe një situatë kaotike në kryerjen e shërbimeve. Qytetarët thonë se presin me orë të tëra në radhë, ndërsa sipas tyre shkak është bërë edhe mungesa e mjekëve specialistë.



