
Pas dhjetëra orë me flakët është mundur të shuhet zjarri që përfshiu qendrën tregtare ‘Metropol’ në Lushnjë.
Siç njofton korrespondentja e MCN nga Lushnja, Evi Reçi, flakët nisën fillimisht në katin e katërt, për tu përhapur edhe në katet e mëposhtme.
Sipas Gjinit, tashmë ka nisur ekspertiza për dëmet e shkaktuara nga flakët që shkaktuan dëme që konsiderohen të jenë me miliona euro.
Fillimisht flakët kanë përfshirë katin e dytë dhe të tretë, por zjarri fillimisht ka rënë në katin e katërt, në një dyqan këpucësh dhe më pas në apartamentet që janë në godinën e qendrës tregtare.
Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri ka nisur nga kabllot elektrike në tubat e ajrimit, për tu përhapur më pas në të gjithë katet përmes këtyre aspiratorëve.
Policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.
Dëmet konsiderohen të jenë në miliona € për faktin se dyqanet ishin furnizuar për shkak të festave të fundvitit.
300 biznese të qendrës tregtare në Lushnjë janë dëmtuar nga zjarri i një dite më parë ndërsa kati i 3 dhe 4 ka pësuar djegie totale.
Zjarrfikësit edhe sot vazhdojnë të hedhin ujë për të ftohur strukturën e godinës 11 katërshe, e cila vazhdon ende të jetë e nxehtë.
Gazetarja Reçi, raporton se tashmë të asfiksuarit nga zjarri janë liruar në shtëpi.
Në momentin kur po flasim asnjë person nuk ndodhet në spital. Një ditë më parë rreth 42 persona u shtruan në spital pasi kishin probleme me frymëmarrjen mes tyre dhe 8 persona personel zjarrfikës. Ndërkohë zona është rrethuar me shiritin e sigurisë dhe pritet që të kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e zjarrit si dhe dëmet e shkaktuara nga flakët.
Banorët po ashtu nuk janë lejuar që të shkojnë në banesat e tyre për të parë se çfarë ka lënë pas zjarri, që shpërtheu në mënyrë të papritur në të gjithë godinën.



