Tërmeti në Turqi, Brahaj: Prokurorët kanë lëshuar mbi 13 urdhër arreste, do ketë “gjueti shtrigash” (VIDEO)

Tërmeti në Turqi, Brahaj: Prokurorët kanë lëshuar mbi 13 urdhër arreste, do ketë “gjueti shtrigash” (VIDEO)

Gazetari Sokol Brahaj nga Turqia, thotë se shifrat e viktimave prej tërmetit janë të frikshme, numrat çdo minutë shtohen, ku sipas autoriteteve zyrtare janë konfirmuar 31 643 të vdekur.

Në një lidhje për MCN Live, Brahaj shtoi se gjendje është kaotike dhe shumë e keqe, ndonëse shpresat vazhdojnë.

Në orën e 177-të në Hatay sapo nxorën një person dhe një foshnjë 20 ditëshe me nënën dhe gjyshen pritet të nxirren nga rrënojat.

Shpresa është shumë e vogël, por vazhdon të jetë. Tashmë shumë ndërtesa janë verifikuar nëse ka njerëz të gjallë, vendosen tabela që nuk ka të gjallë dhe vijojnë kërkimet për të gjetur të tjerë.

Nga prokurorët e zonës janë dhënë mbi 130 urdhër arreste. Zona është në gjendje të jashtëzakonshme dhe çdo publikim zyrtar nuk bëhet në kohën e duhur.

Ka me mijëra fletë arreste dhe me qindra vetë janë arrestuar, por për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme nuk dalin në kohën e duhur.

Janë disa nga pronarët e firmave që janë arrestuar një në kufi, në Qipro, një në aeroport dhe në Malin e Zi.

Ndërsa për opozitën turke, deklaroi se akuzon qeverinë se nuk ka marrë masat e duhura.

Ndër të tjera shtoi se dhjetë qytetet janë nën rrënoja dhe nuk janë të jetueshme.

Lidhur me fajtorët për bilancin tragjik të viktimave, Brahaj tha se në këto raste ndodh “gjueti shtrigash” dhe do të ketë të dënuar mes ndërtuesve duke nënvizuar se amnistia për rregullat e urbanistikës ka qenë me miliona.

Në shkurt do bëhej një amnisti tjetër që nëse ke bërë një ndërtesë dy katëshe, mund të bësh dhe dy kate të tjera.

Fajin e ka politika, bashkia, minibashkia dhe të gjithë së bashku.

Shpresat e mia për dënim janë jo të forta se para pak vitesh ranë me dhjetëra ndërtesa në Izmir dhe sa vetë u dënuan? Kjo lë për të dëshiruar.

Kjo do përdoret për politikë se në maj do të kemi zgjedhjet e përgjithshme dhe për Presidentin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy