‘Menaxhimi i Butrintit’, Nano: Në lojë një operator i huaj, koha për ta nxjerrë nga vallja

‘Menaxhimi i Butrintit’, Nano: Në lojë një operator i huaj, koha për ta nxjerrë nga vallja

Me argumentin kryesor që cenon interesin publik dhe dispozita konkrete të Kushtetutës, Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit.

Presidenti thekson se praktika e ndjekur nga qeveria nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit si dhe ka shmangur auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese.

Lidhur me këtë analisti Mustafa Nano në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se është në lojë një operator i huaj që është futur në valle, por është koha për ta nxjerrë nga vallja.

Ai tha se nuk e di se për çfarë aktivitetesh ekonomike bëhet fjalë, por theksoi se nuk sheh asnjë arsye pse site të tilla duhet tu jepen privatëve, kur sipas tij qeveria i ka mundësitë për ti menaxhuara vetë.

Intervista e plotë

1.Zoti Nano,  a duhet mazhoranca të reflektojë për marrëveshjen e Butrintit, nisur edhe nga arsyetimet e Presidentit?

Është një rast i mirë për të reflektuar. Mbaj mend se para shumë vitesh kur s’kanë qenë socialistët në pushtet kemi ngritur zërin si shoqëri civile për t’ua dorëzuar enteve private këto site. Dhe atëherë kanë qenë dhe socialistët me ne, ndërsa sot Rama po bën atë që kanë kërkuar të mos e bëjnë të tjerët. Është në lojë një operator i huaj që është futur në valle, por është koha për ta nxjerrë nga vallja, ashtu siç edhe u fut.

2. Dyshimet janë legjitime zoti Nano për sa kohë ka mungesë transparence veçanërisht në kapitullin e aktivitetit ekonomik që do të lejohet në park. Sa bindëse ju janë dukur argumentimet e qeverisë?

Se di për çfarë aktivistesh ekonomike bëhet fjalë, por nëse diskutohet për lokale dhe restorante kjo duhet të kthehet pas dhe operatorin e huaj duhet ta nxjerrin nga vallja, jashtë loje. Nuk shoh arsye pse site të tilla duhet tu jepen privatëve. Sigurisht që ka taktika të tilla jashtë shtetit, por kur këto site numërohen me gishta dore tek ne, qeveria mund ti menaxhojë vetë.

3. Në plazhin e Manastirit ka filluar ndërtimi i një resorti nga një investitor strategjik. Qeveria thotë se është jashtë zonës së mbrojtur. Çfarë garancish mund të japë një qeveri që vetëm para dy ditësh pranoi masakrën me dosjet e pronave në Kadastrën e Tiranës?

Këtu është një gjë duhet parë mirë nëse ku po ndërtohet, është jashtë zonës siç thotë qeveria atëherë s’ka rrezik dhe mund të ngrihet resorti pa problem. Për zonën e mbrojtur ato janë të përcaktuara dhe s’kanë të bëjnë me masakrën e kadastrës. Ato zona të mbrojtura janë të caktuara dhe ato mbrohen. Duhet të marrim infon e saktë nëse kjo zonë është apo jo e mbrojtur. Investimi për resortin sapo ka filluar dhe kthimi pas është më i lehtë. Akoma s’ka beton, kështu që mund të kemi kthim pas nëse është veprim i gabuar.

4. Nisur nga dokumentet publike që faktuan përvetësimin e qindra hektarëve tokë në bregdet nga bashkëshorti i ministres Xhaçka në cilësinë e investitorit strategjik, opozita kërkon heqjen e mandatit të saj. Mbrojta politike që i bëhet zonjës Xhaçka mendoni se e bën edhe drejtësinë të hezitojë përpara këtyre fakteve?

Këtë s’di ta them, por s’kuptoj pse parlamenti heziton ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar. Nëse s’ka ndërhyrë drejtësia mund të ketë një ndërhyrje politike, por nga ana tjetër nuk shoh as arsye për ndërhyrje. Në këto momente do thoja se është momenti për të pranuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.

5. Kam edhe një pyetje të fundit mbi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive sot. Tregoi sërish Rama sot një lloj paternalizmi ndaj Kurtit, duke qene së popullariteti i këtij të fundit ka nisur të bjerë?

Marrëdhënia e vështirë mes të dyve s’ka të bëjë me popullaritetin e njëri apo tjetrit. Është një ndeshje personalitetesh më shumë sepse të dy kanë personalitet të fortë. Nuk pash ndonjë qëndrim paterlnalist të Ramës sepse është dhe Kurti që se lejon me karakterin  që ka. Me të tjerët e ka të garantuar këtë marrëdhënie por me Kurtin marrëdhënia duhet të jetë e një reciprociteti të plotë qoftë nga Prishtina apo Tirana do kemi të njëjtën peshë politike.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy