Trenova: Besimi i publikut te gjyqësori përtokë. Kërkesat e KLGJ të vonuara dhe të pamjaftueshme

Trenova: Besimi i publikut te gjyqësori përtokë. Kërkesat e KLGJ të vonuara dhe të pamjaftueshme

 Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova, duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv i konsideroi si të vonuara dhe të pamjaftueshme kërkesat e fundit të KLGJ-së, që synojnë rritjen e sigurisë në gjykata. 

 

Sipas tij KLGJ-së s'i ka interesuar deri më sot  të përballet drejtpërdrejt me kryeministrin, që ka ushtruar presion ndaj gjyqtarëve

 

Trenova thekson se ndonëse janë harxhuar miliona euro për Reformën në Drejtësi, paratë janë hedhur kot, dhe s’është përmirësuar gjyqësori, pasi proceset tashmë po zgjasin me dekada. Ish-prokurori shprehet se sot besimi i publikut te sitemi gjyqësor ka rënë përtokë. 

 

Drejtësia është në presion të vazhdueshëm. Është presioni nga politika, nga media, dhe presioni që vjen nga njerëzit, që presin çështjet gjyqësore të përfundojnë në gjykatë. Gjykata është edhe nën presion të vetin të brendshëm, pasi ka numër të kufizuar prokurorësh dhe gjyqtarësh, ambiente pune të papërshtatshme, salla gjyqi shumë të vogla, vijnë palët që mund të jenë në konflikt të ashpër me njëri-tjetrin dhe duket sikur ulen në një kafe dhe jo në një sallë gjyqi. Deklaratat e kryeministrit janë një presion që vijnë nga politika. 

 

KLGJ dhe ILD s’kanë reaguar mjaftueshëm. Edhe pse formalisht është institucion i pavarur, akoma s’ka treguar që është një pushtet me Kushtetutë i pavarur, që mbron pushtetin gjyqësor, nga ndërhyrjet veçanërisht të kryeministrit, pasi presioni i tij është më i fortë nga radhët e tjera të politikës. Gjyqtari kur përmendet me emër intimidohet, krijon një vetfrenim, stresohet gjatë punës së tij. Kjo është situatë stresi edhe për kolegët. 

 

Kërkesa e KLGJ-së është e vonuar, sepse duhej bërë shumë kohë më parë, duke thënë që reforma në gjyqësor duhet të fillojë nga godinat dhe krijimi i kushteve të përshtatshme të punës për magjistratët. Edhe KLGJ akuzohet, dyshohet, se nuk është institucion i pavarur, janë njerëz politikë. Ata mendojnë që kur të mbarojnë afatin 5-vjeçar të marrin një detyrë tjetër në institucion tjetër. 

 

S’u intereson të përballen drejtpërdrejt me kryeministrin dhe qeverinë, apo ministrin e Drejtësisë. Janë harxhuar miliona e miliona euro për reformën në drejtësi, dhe paratë e hedhura për këtë 10-vjeçar, janë para të hedhura kot sepse asgjë s’është përmirësuar nga gjyqësori i para 10 vjetëve. Njerëzit s’marrin drejtësi në kohën e duhur. Niveli i besimit të publikut te sistemi gjyqësor ka rënë përtokë. Me masat që kërkohen për prokurorët dhe gjyqtarët, janë masa emergjente, por janë të pamjaftueshme, pasi kjo mërzi e publikut ndaj gjyqësorit s’vjen tani, dhe kjo duhet të menaxhohet mirë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy