
Jeni në fillimin e biznesit tuaj të ri online? Mendoni se nuk keni pasur mjaftuëshëm sukses?
5 çështjet e mëposhtme janë çelësi për të arritur qëllimin tuaj!
46% e konsumatorëve globalë në vitin 2019 thanë: "Unë blej vetëm produkte ose shërbime nga një markë e besueshme", një studim ky i kryer nga firma kërkimore GFK.
Jola Burnett, nënkryetare në grupin e konsumatorëve të firmës kërkimore GFK, beson se një përqëndrim në pesë elementë specifikë mund të ndihmojë në ndërtimin e besimit tek konsumatorët.
1. Besueshmëria
Besueshmëria, rreth 18% e konsumatorëve janë të shqetësuar për informacionin personal që bie në duar të gabuara, veçanërisht, siguria e informacionit personal është një nga shqetësimet kryesore të konsumatorëve. Vlerësohet se një sulm në internet ndodh çdo 39 sekonda, me një milion rekorde të vjedhura çdo ditë. Është me rëndësi që klientët tuaj duhet të ndihen të sigurt që të dhënat të cilat u vendosin në dispozicion të mos përdoren për qëllime të fshehta.
2. Disponueshmëria
Klientët kanë nevojë që dyqanet dhe shërbimet të cilat përdorin, të jenë në dispozicion në çdo kohë. Ju mund të vini në dispozicion një asistencë dixhitale, në mënyrë të tillë që të bëjë rekomandime të personalizuara për klientet tuaj.
3. Infuencimi
Kur bëhet fjalë për atë që e bën një markë të besuar, emri ose trashëgimia nuk është aq e rëndësishme sa mund të mendojë dikush. Konsumatorët gjithashtu po i kushtojnë rëndësi gjithnjë e më të madhe vlerave, ose më saktë, nëse markat ndajnë vlerat që blerësit i konsiderojnë të shtrenjta. Një studim i GfK në vitin 2019 zbuloi se 41% e njerezve thanë, "Unë do të zgjedh një markë mbi një tjetër, posaçërisht sepse mbështet një kauzë në të cilën besoj”
4. Bëni transparencën pjesë të ADN-së tuaj!
Kompanitë duhet të ndërtojnë besim dhe të tregojne qëllimin e tyre. Kjo do të thotë se ata duhet të kene vëmendje për qasjen ndaj vlerave të konsumatorit. Është shumë i rëndësishëm përqëndrimi tek etika dhe transparenca për të gjitha produktet dhe shërbimet që ju do të ofroni.
5. Përvoja
Kur bëhet fjalë për përvojën e klientit, qëndrueshmëria është thelbësore, nëse diçka shkon keq, mbani pergjegjesi, rregulloni atë dhe ecni përpara. / Footwear News.



