
Publikimi i të dhënave mbi pagat e punonjësve të sektorit publik dhe privat në Tiranë është për gazetarin Robert Papa tregues se Shqipëria është ende një shtet autoritar. Në studion e lajmeve të MCN TV, Papa tha se një gjë e tillë nuk ndodh në një vend perëndimor.
Nuk është ndonjë gjë e madhe. Kjo tregon se në Shqipëri kemi një shtet autoritar. Në Amerikë rroga është e fshehtë dhe askush nuk ka pse ta dijë. Përveçse për kompanitë e mëdha. Është çështje privatësie. Nuk ndodh në një vend perëndimor. Nuk ka pse të ndodhë në Shqipëri. Kur përgjoheni deri te rrogat, imagjinoni se çfarë përgjohet. Ende jemi vend autoritar. Për mua është skandaloze.



