Kortoçi: Mikrokreditë plotësojnë kërkesën që nuk e bën banka, kanë rrezik më të madh

Kortoçi: Mikrokreditë plotësojnë kërkesën që nuk e bën banka, kanë rrezik më të madh

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi, komenton dhënien e 242 milionë eurove kredi të reja për vitin 2021.

Ajo cilësoi si element themeltar krahasimin mes dy viteve, por shtoi se periudha e pandemisë e ka tkurrur kërkesën, pasi njerëzit synonin të kursenin se e ardhmja ishte e pasigurtë.

Duke folur në emisionin MCN Economy, Kortoçi deklaroi se pas përmirësimit të situatës së pandemisë, njerëzit u prirën të ecnin përpara dhe investonin dhe për këtë arsye iu drejtuan mikrokredisë.

Rritja e kredive vjen prej lehtësive që kanë institucionet e mikrokredisë për ta asistuar dhe ndihmuar një individ kredimarrës dhe biznes të vogël. Për sa kohë tregu dhe bizneset e vogla kanë nevojë për financime për zhvillime apo ruajtjen e qëndrueshmërinë.

Do ketë nevojë për këto institucione për të përmbushur këto kërkesa. Këto institucione mikro futen ndërmjet bankës dhe konsumatorit, për të plotësuar atë kërkesë që nuk e plotëson banka.

Rritja e konkurrencës nxit përmirësimin e shërbimit, uljen e normave të interesit dhe i ofron mundësinë konsumatorit që të ketë më shumë mundësi zgjedhje se kush institucion do e ofrojë dhe sa do të jetë vlera e interesit.

Këto institucione e përmirësojnë dhe e zhvillohen më tepër tregun. Nëse ne financojmë biznesin e vogël do ketë zhvillim ose qëndrueshmëri dhe kjo do të thotë se është rritur punësimi dhe konsumi.

Sa më shumë të pasurohet ky treg, aq më shumë edhe përmirësohet. Pjesa më e madhe e ekonomisë shqiptare mbështetet tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndaj e shoh si të mirë në treg zgjerimin e vlerave të kredive.

Në vijim Kortoçi tha se rreziku është më i madh dhe për rrjedhojë norma e interesit është më e madhe për t’u paguar dhe kjo e bën kredinë më të shtrenjtë.

Ekspertja e ekonomisë shtoi se institucionet e mikrokredisë nuk bëjnë përjashtim nga pasiguria, por se gjithçka lidhet me menaxhimin financiar dhe sa e kanë nën kontroll kredinë e keqe.

Në një treg i cili vijon të pësojë kriza pas krizash, pasiguria është edhe më e madhe. Por riskun e kanë edhe më të vogël, pasi qarkullojnë vlerë më të vogël dhe dëmi në një moment falimentimi është më i vogël.

Risku do ekzistojë për sa kohë që do jenë në treg dhe çdo krizë që po bëhet gjithnjë e më prezent, i ka bërë më menaxhuese ndaj risqeve dhe vendimmarrjet mendoj se janë edhe më mirë dhe më të sigurta.

Janë pjesë e riskut të vazhdueshëm, por specifikisht janë më të përgatitura për risqet që mund të shfaqin krizat e ardhshme.

Vendimin e Bankës së Shqipërisë për të rritur normën e interesit nga 1 në 1.25 për qind, Kortoçi e cilësoi si rritje shumë të vogël dhe që jo detyrimisht mund t’i detyrojë bankat e nivelit të dytë që të rrisin normën e kredisë.

Në këtë linjë tha se rritja e normës së interesit më shumë lidhet me inflacionin dhe menaxhimin e tregut të parasë dhe jo me institucionet e mikrokredisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy