Moti sot/ Vranësira dhe reshje shiu

Moti sot/ Vranësira dhe reshje shiu

Për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e jugut në periudha afatshkurtra reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në zonën e juglindjes reshje të dobëta dëbore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000 metër.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 2 deri 8°C

në zonat e ulëta 6 deri 15°C

në zonat bregdetare 11 deri 15°C

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy