
Belind Këlliçi në një lidhje skype nga Durrësi për MCN Live ka komentuar lidhur procesin e votimit në Durrës për të cilin u shpreh se deri tani situata vijon të jetë e qetë dhe pa konflikte.
Ai tha se janë regjistruar disa parregullsi në disa prej qendrave të votimit por kanë qenë raste sporadike të cilat kanë marrë dhe zgjidhjen.
Ka një fenomen që nuk është vënë re në votimet e kaluara ku votues të Partisë Socialiste dalin që në orët e para të mëngjesit për të votuar, këtë herë në Durrës nuk është vënë re një fenomen i tillë. Situata paraqitet e qetë dhe pa konflikte deri tani. Ka votuar dhe kandidati ynë i Shtëpisë së Lirisë Ardian Muka.
Kemi pasur disa parregullsi të tilla në disa qendra votimi por janë sporadike dhe kanë marrë zgjidhje ndërsa procesi vijon. Nuk besoj se do të ketë probleme, në Durrës përveç mortit të keq që ka ulur disi pjesëmarrjen e votuesve situata është e m irë. Fluksi është rritur pas orës 9 të mëngjesit dhe kemi një situatë normale dhe nuk besoj se do kemi probleme deri në mbyllje të procesit.



