Vizita e zv.Presidentit të Tajvanit në SHBA, reagon ashpër Kina

Vizita e zv.Presidentit të Tajvanit në SHBA, reagon ashpër Kina

Ministria e Jashtme e Kinës ka dënuar një vizitë të zv.Presidentit të Tajvanit William Lai në Shtetet e Bashkuara të shtunën. 

Në një deklaratë të bërë sot, Pekini përsëriti kundërshtimin e tij ndaj çdo forme të komunikimit diplomatik midis Uashingtonit dhe Taipeit. Lai, i cili konsiderohet një pretendent i fortë për të fituar zgjedhjet presidenciale të Tajvanit në janar, mbërriti në Nju Jork të shtunën në orët e vona. 

Ai pati një ndalesë të shkurtër përpara se të nisej për në Paraguaj për të marrë pjesë në përurimin e presidentit të ri të vendit.

Në një njoftim të lëshuar nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, Pekini tha se "kundërshton me vendosmëri çdo vizitë të separatistëve të 'pavarësisë së Tajvanit' në SHBA në çfarëdo emri ose me çfarëdo preteksti". Ai shtoi mbërritja e Lai-it në Shtetet e Bashkuara “shkel seriozisht parimin Një Kinë” dhe “minon rëndë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy