Protesta kundër Vuçiç/ Berisha: Katër arsye se përse duhet të merrni pjesë sot!

Protesta kundër Vuçiç/ Berisha: Katër arsye se përse duhet të merrni pjesë sot!

Ish lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rikujutuar sot për publikun zhvillimin e një proteste kundër ardhjes së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në takimin e radhës së “Open Balkan” në Tiranë.

Berisha përmes një postimi në rrjete sociale, ka renditur dhe katër arsyet se pse qytetarët duhet që të marrin pjesë në këtë protestë.

1. Vucic është ministër i Milloshevicit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptareve nga Serbia dhe vazhdon te ndjek politiken e shefit te tij!

2. Ballkani i Hapur është projekt qe e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë se Madhe andaj nuk duhet lejuar asesi qe te konkretizohet!

3. Edi Rama po behet pjese e këtyre agjendave dhe eshte bere nje kukull e Vucicit, andaj duhet ta ndalim para se te behet vone.

4. Kosova ka akoma plage te hapura për te cilat Vucic është nga përgjegjësit kryesor. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptareve te Kosovës ne lufte, andaj nuk është i denje qe te pritet ne Tirane e aq me pak qe te bashkëpunohet me te.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy