Në gjithë vendin janë afro 30 mijë familje që posedojnë një pronë, por nuk e kanë të legalizuar dhe të hipotekuar. Vendimi i miratuar sot nga qeveria për legalizimin e objekteve me leje ndërtimi, por që kanë bërë shtesa kati, apo shtesa nësore mundëson legalzimin e më pas hipotekimin e tyre. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka zbardhur vendimin e qeverisë, sipas të cilit janë 1320 pallate në gjihë vendin që përfitojnë prej tij



