
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur sot se në nismë të procesit mësimor, nga dita e hënë do të jetë e detyrueshme paraqitja e certifikatës së vaksinimit ose testi PCR për studentët dhe mësuesit në vend.
Ajo ka bërë sërish apel për vaksinimin e mësuesve, pedagogëve dhe studentëve.
“Nga dita e hënë do të hyjë në fuqi udhëzimi për detyrimin e paraqitjes së certifikatës së vaksinimit ose testit të përjavshëm, ndërsa universitetet do të organizojnë mësimin online për studentët e pavaksinuar”.
Ndërkohë sipas ministres Manastirliu, deri më tani 750 mijë qytetarë, janë shënuar si plotësisht të vaksinuar me dy doza, kurse mbi 1 milionë e 683 mijë e 644 persona kanë marrë njërën dozë të vaksinës.



