Meta: Propozoj zgjedhje të përgjithshme dhe për President më 13 tetor (FOTO)

Meta: Propozoj zgjedhje të përgjithshme dhe për President më 13 tetor (FOTO)

Presidenti Ilir Meta ka propozuar një zgjidhje për krizën politike në Shqipëri.

Duke këmbëngulur në dekretin e tij se zgjedhjet janë në 13 tetor, presidenti Meta dha edhe zgjidhjen e tij.

Presidenti Ilir Meta ofroi si zgjidhje të krizës së thellë që po kalon vendi mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe për president më 13 tetor.

Presidenti Ilir Meta tha se 13 tetori nuk do të jetë datë vetëm për zgjedhjet vendore. 13 tetori do të jetë datë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, por edhe për të bërë zgjedhjet për presidentin. Ai tha se ky është propozimi i tij për zgjidhjen e krizës politike që vijon edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve vendore më 30 qershor.

Ai tha se do të kandidojë sërish për postin e presidentit në këto zgjedhje të 13 tetorit që ai propozon, dhe thotë se kryeministri Edi Rama mund të vë cilin kandidat të dëshirojë. "Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë", tha Meta në këtë konferencë për mediat.

"Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe vendore dhe unë garoj për president. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë që shqiptarët të mos shkojnë sërish të futen nëpër ambasada. Boll e zbrazëm Shqipërinë. Do ta bëjmë një vend europian, një vend ku askush nuk dhunon ligjin dhe institucionet. Kjo është zgjidhja që unë jap dhe nuk është turp as për mua nëse populli nuk më voton. Kjo është rruga e zgjidhjes së krizave. Nëse ka ndonjë propozim për kandidat pë president Edi Rama ta bëjë. Asnjë propozim që dhunon të drejtën nuk e pranoj. Të mos tallet askush me kushtetutën tonë. U tallën njëherë në 2008", tha Meta.

Edi Rama të më vërë kandidat kë të dëshirojë. Kjo është rruga që të zgjidhë këtë krizë të rrezikshme.

Kjo që shqiptarët të mos mbushin ambasadat. Ta bëjmë Shqipërinë një vend Europian, ku askush nuk dhunon ligjin dhe institucionet dhe të kthejmë edhe ata që janë emigracion. Kjo është zgjidhja që unë jap. Nëse populli shqiptar nuk më voton, shikoj punën time.’, tha Meta gjatë konferencës për mediat.

Presidenti  Meta, i bëri thirrje Edi Ramës që të thellohet, meqenëse nuk reflektoi.

Duke i bërë thirrje për tu thelluar, Presidenti Meta deklaroi se nëse Edi Rama nuk është i pavarur për të marrë vendime për Shqipërinë, atëherë presidenti është.

"Presidenti është ai që nuk thotë Rama ik, por Edi reflekto.

Tani i themi thellohu se ky është Atdheu i të gjithë shqiptarëve.

Nëse nuk je në gjendje të marrësh vendimet e duhur për vendin e vet, atëherë Presidenti është’, tha ndër të tjera Meta.

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka folur gjithashtu me tone të forta sot në konferencën për shtyp, duke dhënë mesazhe direkte për kryeministrin, madje edhe Sorosin.

Duke i kujtuar se tashmë mesazhi për kryeministrin është “Edi thellohu”, ai ka folur hapur duke deklaruar se ai nuk është i racës së Gruevskit, por i Avni Rustemit.

“Unë dhe shqiptarët do ta mbrojnë vendin nga ata milierderë që u duket Shqipëria një mizë lisi që mund të tallen si të duan. Kam dy fjalë për miliarderin Soros, ju uroj jetë të gjatë, suksese dhe të birit që vjen shpesh në Shqipëri, ti gëzojë miliardat, Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit është presidenti i vendit dhe i del për zot vendit, Jam i racës së tipit Avni Rustemi, Mic Sokolit, Vojo Kushi. Po qesh “kushërira” ime, Ambrozia, jam  i gatshëm të bëj testin e shëndëtit mendor dhe pas kësaj krize duhet të vëmë në kushtetutë testin e shëndetit mendor dhe jam gati të bëj edhe testin e drogës, kurse për tetstin e shqiptarit e dinë ata që e kam bërë e do ta bëj në çdo kohë”- tha ai.

I pyetur nëse qendrimet e tij po e fusin Shqipërinë në një krizë përplasje me SHBA, Presidenti tha:

Marrëdhëniet e mia me SHBA kanë qenë e do jenë të kristalta dhe cdo lloj dyshimi. Gjithmonë kam qenë i qartë i drejtë dhe s’kam patur asnjë shqetësim prej tyre. Këto zgjedhje ose votime i vlerëson ODIHR. Merruni me atë konsullin që heq e ve viza. Unë jam këtu t’i qendroj kësaj Shqipërie demokratike. Mesazhet e zonjës Glover kanë qenë të qarta e të kristalta, edhe në raport me Presidentin. Po të thellohesh, është e qartë se arsyet që shoqëronin dekretin tim, ishin përmbledhur si shqetësime në atë raportin që zonja e nderuar lexoi. Së dyti jam krenar që nuk dëgjova asnjë nga këshilltarët e mi të më thonin co ti tani letra nëpër OSBE. Vendimi që ata marrin, e marrin vetë, padyshim që ka dhe qeveri, pavarësisht si sillet ajo. Unë kam bindjen time, nuk e ndryshoj dot. Kushtetutën e Shqipërisë dhe shtetin e së drejtës e di shumë mirë. Unë kam bërë zgjedhjen time t’i shërbej Shqipërisë që cel negociatat më 17-18 tetor. kush ka objektiva të tjera të vazhdojë.

Unë fus Shqipërinë në përplasje me Amerikën? Pse? Bëj unë ndonjë pastrim lekësh në Amerikë, kam bërë ndonjë foto të paligjshme, as si President as si burri i Monikës.

Nuk më nxjerr dot mua nipi i Spiro Kolekës antiamerikan, po erdhi dita që Nipi i Spiro Kolekës të më heqë vizën amerikane mua, do jem i lumtur po unë vizën e demokracisë në Shqipëri, nuk ia heq jo e jo, as pluralizmin, në këtë botë jo e jo. Pse bëni këto lojëra? Unë Leyla Moss e kam takuar më vete, e kam sqaruar, kam qenë me këshilltarin tim ligjor, i kam thënë keni ndonjë shqetësim nga ana ligjore? Jo. Faleminderit shumë. Unë këtu jam do punojmë, me amerikanët por më shumë me europianët se ne hall më shumë tani kemi çeljen e negociatave në tetor se në NATO jam”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy