Do merren veprime të paimagjinueshme për ata që duan të terrorizojnë shqiptarët! (VIDEO)

Do merren veprime të paimagjinueshme për ata që duan të terrorizojnë shqiptarët! (VIDEO)

Për paralajmërimin se ata që prekin votat ‘do t’u pritet dora pa anestezi’, Ilir Meta tha për herë të parë se do të ketë një plan nga institucioni i Presidencës për këtë çështje. Me tone të larta në konferencën për median, Meta tha:

“Do të nxirret një plan transparent për institucionin e presidentit në bashkëpunim me popullin kundër atyre që do përfshihen në krime elektorale, çdo individ, zyrtar dhe kandidat që do përfshihet në këtë çështje do mbajë përgjegjësi shumë të madhe. Dhe gjithë horrave dhe banditëve që i jep zemër krye-horri, viti 2006 do t’ju duket lule”.

Ai u bëri thirrje partive politike që të reflektojnë para se të jetë vonë, ndërsa tha se do të ‘dergjet gjak për demokracinë’. Kreu i shtetit komentoi edhe incidentin e ndodhur një ditë më parë në Elbasan, ku përplasja e axhendës së kryeministrit me kreun e opozitës çoi në përplasje fizike të militantëve të PS-së dhe PD-së.

“Le të bërtasë kush të dojë ‘Meta ik’, as nuk shqetësohem fare unë. Pse i përplasin aktivitet në të njëjtën kohë? Përgjegjësia është e atij që ka bashkinë dhe policinë, se do ketë veprime të paimagjinueshme për ata që duan të terrorizojnë shqiptarët. Mos prisni president të përsosur në këtë krizë që ka pllakosur vendin. Presidenti s’ka dal as për topmodel, as për aktor, por për t’i dalë zot pluralizmit politik”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy