Arrestohet i dyshuari kryesor për grabitjen e Postës në Kamzë, sekuestrohen 10 milionë lekë

Arrestohet i dyshuari kryesor për grabitjen e Postës në Kamzë, sekuestrohen 10 milionë lekë

Policia e Tiranës thotë se ka vënë në pranga autorin e dyshuar kryesor të grabitjes së filialit të Postës Shqiptare në zonën e Kamzës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim, në vijim të veprimeve intensive hetimore, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 30-vjeçarit Elis Suçi, banues në Kamzë.

I riu akuzohet se më 18 prill, rreth orës 14:20, në bashkëpunim me shtetasin Algert Kurtin, 20 vjeç, i arrestuar një ditë më parë, nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamzë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 milion lekë të rinj, ose 10 milionë lekë të vjetra, një aparat celular, një armë zjarri pistoletë dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.  

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy