Sherr me thika në Tropojë, 24-vjeçari humb jetën në spital/ Autori në arrati, arrestohen 5 persona për moskallëzim krimi

Sherr me thika në Tropojë, 24-vjeçari humb jetën në spital/ Autori në arrati, arrestohen 5 persona për moskallëzim krimi

Një 24-vjeçar me iniciale A.P ka humbur jetën pasi është qëlluar me thikë ditën e djeshme rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, në Tropojë.

Mësohet se për motive të dobëta, shtetasi S. S., 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital.

Policia ka vënë në pranga 5 persona të cilët përkrahën autorin e kësaj vrasjeje. 44-vjeçari vijon të jetë në arrati, ndërsa dy të plagosurit ndodhen në spital.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Njoftimi: Tropojë

Përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas.

Ndërkaq, Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi S. S., 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital, u arrestuan shtetasit:

-A. Q., 39 vjeç, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit" dhe "Moskallëzimi i krimit";
-Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Moskallëzimi i krimit";
-A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";
-A. B., 29 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";
-J. K., 34 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjëgjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve.

2 të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, vijojnë kërkimet intensive për kapjen e shtetasit S. S..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy