Njihuni me jahtin luksoz të Vladimir Putinit (FOTO)

Njihuni me jahtin luksoz të Vladimir Putinit (FOTO)

Ndërkohë që sytë e mbarë botës janë drejtuar te kriza në Ukrainë, ku gjithnjë e më tepër flitet për rrezikun e pushtimit rus, mediat britanike kanë publikuar pamje nga jahti 73 milionë paund i presidentit Vladimir Putin.

Bëhet fjalë për një jaht tepër luksoz që mban emrin “Graceful”, ku përfshihet një platformë për helikopter dhe një pishinë që mund të kthehet në një pistë vallëzimi. Në jaht ndodhen pajisje për stërvitje, një zyrë ku janë vendosur rafte librash dhe një tryezë, ndërsa përballë qëndron një pikturë mahnitëse ku shfaqet një varkë me vela.

Jahti luksoz është pikasur duke u larguar nga një kantier detar që ndodhej në Gjermani në fillim të kësaj jave, çka ngjalli dyshime se Putini po përpiqej të shmangte konfiskimin dhe sanksionet e ashpra që do të vendoseshin nëse pushtohej Ukraina.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy