Ulje e ndjeshme temperaturash, parashikimi i motit për sot

Ulje e ndjeshme temperaturash, parashikimi i motit për sot

Masat ajrore të qëndrueshme që do të përfshijnë vendin tonë do të diktojnë duke filluar nga ë orët e para të ditës kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave përgjatë shtrirjes Lindore.

Por orët e mesditës dhe në vijim parashikohet që të sjellin largim të vranësirave dhe mbizotërim të motit të kthjellët. Parashikohet që edhe nata të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Sipas metoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatare në bregdetin e Adriatikut dhe e fortë në jon duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vendet e Europës Lindore dhe Veriore do të paraqiten në ndikimin e një qendre ciklonare, e cila të ditojë vranësira dhe rrebeshe shiu.

Po ashtu pjesërisht Qendra e kontinentit vijon me mot të paqëndrueshëm. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta mbizotërojnë Jugperëndimin dhe Juglindjen e Europës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy