
Në qytetin e Lushnjes veçanërisht por edhe në zona të tjera ka nisur të lulëzojnë firmat piramidale online që kanë tërhequr interesin e të rinjve që kanë depozituar shuma parash. Ky fenomen është denoncuar nga Erion Braçe dhe ish deputeti Myslim Murrizi, ndërsa I bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masat sa më shpejt.



