Ngrihen 4 degë bankare serbe në afërsi të kufirit me Kosovën

Ngrihen 4 degë bankare serbe në afërsi të kufirit me Kosovën

Banka e Kursimeve Postare e Serbisë ka ngritur 4 degë në afërsi të vendkalimeve kufitare Jarinjë, Bërnjak, Konçul dhe Merdar. 

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë bën me dije se qëllimi është që të mundësohen pagesat me para të gatshme për klientët e saj nga Kosova, si dhe për të siguruar qasje sa më të afërt, arkë, ATM dhe shërbime të tjera bankare.

“Këto degë janë vendosur në lokacione sa më të afërta nga vendkalimet, duke qenë se një zgjidhje e tillë teknike është e vetmja e realizueshme në rrethanat që ndodhemi”, thuhet në njoftim.

“Për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe të paligjshme të Albin Kurtit, i cili nga 1 shkurti i këtij viti ndaloi përdorimin e dinarëve dhe listës së pagave të Republikës së Serbisë në Kosovë dhe M., serbët nuk janë në gjendje të rrisin pagat, pensionet, socialet dhe të gjitha përfitimet tjera të paguara nga shteti i Serbisë, të cilat janë të nevojshme për jetën dhe punën e tyre”, vijon njoftimi. 
 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy